"Thikë pas shpine Kosovës!" Rama akuzon PD se i hapi rrugë raportit të Dick Marty
Kuvendi mban sot seancën e fundit plenare të këtij sesioni, ku një ndër pikat kryesore do të jetë projektrezoluta “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri”.
Kryeministri Edi Rama akuzon Partinë Demokratike se i hapën rrugën raportit të Dick Martyt që ka çuar në arrestimin e ish drejtuesve të UÇK në Hagë.
Rama tha se është vota e PD në Këshillin e Europës që i hapi rrugë këtij raporti dhe se ata, demokratët që hiqen si patriotë të mëdhenj në fakt i kanë ngulur thikë pas shpine Kosovës.
Edi Rama: "Zanafilla e raportit të Dick Marty është vota e PD-së në Këshillit të Europës, përkundër votës së Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit kundër. Dick Marty ia keni hapur rrugën ju. Hajdeni këtu dhe thoni çfarë mendoni për Hashim Thaçin është mirë aty ku është në burg?! Këto shikoni.
Thikat që ia keni ngulur Kosovës nga dita e parë duke e masakruar si terrorist e dreqi me të birin, deri në ditën e fundit. Duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës i përkasin historisë dhe ju nuk i zhbëni dhe as i mbuloni dot. Historia do të tregojë që ju “patriotët e mëdhenj” jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës, kështu keni qenë kështu do të mbeteni sepse bishti i shtrembër nuk do të drejtohet"
Fjalimi i Ramës u prit me duatrokitje nga deputetët socialistë.
