“Nga kush keni frikë, kujt po ja bëni nderin", Alibeaj-mazhorancës: Kam kërkuar që në rezolutën tuaj të njihet gjenocidi serb në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 10:36
Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar nga opozita që njohë gjenocidin serb në Kosovë.
Alibeaj i ka drejtuar pyetje mazhorancës duke i thënë se cila është frika e tyre që nuk debatojnë dhe votojnë njohjen e gjenocidit serb në Kosov.
Alibeaj: Keni paraqitur një projekt rezolutë jashtë të gjitha rregullave, ama unë kam të drejtë të paraqesë amandamente.
Kam kërkuar që në projekt rezolutën tuaj, të parashikohen që ky Kuvend të njoh gjenocidin Serb në Kosovë. Pse keni frikë ta debatoni e të votoni. Jeni duke bërë shkelje. Kujt po ja bëni nderin. Do ju gjykoj historia.
