Tenis, numri 1 i Rusisë konfirmon homoseksualitetin e saj
Shokon në Rusi me deklaratën e saj tenistja më e mirë e vendit, Daria Kasatkina e cila zbulon homoseksualitetin duke theksuar se është e lumtur që ka njohur edhe njeriun e jetës.
Në një intervistë të publikuar në rrjetet sociale, ajo sfidon paragjykimet e mëdha në vendin e saj, duke theksuar se në krah të saj qëndron 27-vjeçarja Natalia Zabiiako, ish fituese e medaljes së argjendtë në lojrat olimpike dimërore.
Aktualisht, Kasatkina jeton jashtë Rusisë por ajo rrezikon shumë nëse kthehet në vendlindje. Që prej vitit 2013 parlamenti ka miratuar ndryshimet në kushtetutë që nuk lejojnë martesat mes çifteve të të njëjtit seks.
Numri 12 i botës në tenis dhe gjysmëfinaliste e sezonit të fundit në French Open ka shpërndarë edhe një foto ku shfaqet e përqafuar me bashkëjetuesen 2 vite më të madhe.

