“Totti dhe Blasi mund të rikthehen bashkë, nuk është aspak e habitshme”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 11:19
Francesco Totti dhe Ilary Blasi mund të rikthehen bashkë pasi flaka mes tyre nuk është shuar. Ky është komenti që bën Lory Del Santo, show girl dhe mikesha e ngushtë e ish-bashkëshortes së futbollistit.
“Tradhëtia? Dikush në çift mund të ketë kureshtje për të zbuluar histori të reja por ndoshta më vonë pendohet dhe rikthehet në origjinë”.
Referim i qartë për ish-numrin 10 të Romës që sipas Santos, mund të jetë penduar për ndarjen nga femra më e njohur e ekranit italian të cilën e ka njohur dy dekada më parë.
