Trajneri i Lazios kundër tifozëve ultras, ndërpret stërvitjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 15:23
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka bërë një veprim që pak trajnerë në Itali kanë tentuar ta ndërmarrin edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për një nga tifozeritë më ekstremiste të Italisë.
Gjatë një seance stërvitore në Auronzo di Cadore ku skuadra baredhekaltër ndodhet, tifozët kanë kontestuar për të disatën herë mbrojtësin Francesco Acerbi. Trajneri toskan ka reaguar menjëherë duke ndërprerë stërvitjen dhe duke u përballur me ultrasit.
Pas disa çasteve, tekniku vendosi të rikthehej në stërvitje me skuadrën ku ndodhej edhe mbrojtësi që gjithsesi do të largohet për shkak të kontestimeve të vazhdueshme nga tifozët që kanë nisur pas gjestit ironik të numrit 3 në ndeshjen me Milanin.
