Rinis regjistrimi në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta, afati i ri 31 korriku

Me rikthimin në punë të  shumicës së shërbimeve online, Miistria e Arsimit ka njoftuar rifillimin e regjistrimeve të nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022-2023.

Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022.

"Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin" shkruan MAS pasi ky proces u pezullua për shkak të sulmit kibernetik ndaj sistemeve qeveritare.