Zjarri në masivin pyjor te ura e Zogut, nis operacioni nga ajri për shuarjen e tij

Emergjencat civile në Lezhë kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë mesditën e kësaj të mërkure masivin pyjor në kufirin ndarës mes Lezhës dhe Rubikut, pranë urës së Zogut.

Ndërhyrja nga ajri u kërkua nga prefekti i qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, i cili po drejton operacionin.

Një helikopter tashmë po fluturon mbi vatrën e zjarrit për shuarjen e tij.

Për shkak të terrenit të thyer është e pamundur ndërhyrja nga toka, teksa zjarrfikësit vijojnë të jenë ne gatishmëri në afërsi të rrugës kryesore.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, por aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar.

Zjarri në masivin pyjor te ura e Zogut, nis operacioni nga ajri përZjarri në masivin pyjor te ura e Zogut, nis operacioni nga ajri për