Vetëm 95 pro për Draghin në Senat, qendra e djathtë dhe M5 nuk votojnë, Italia drejt zgjedhjeve

Shpresat për shpëtimin e qeverisë Draghi përfunduan në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, 20 korrik.

Edhe pse ai mori një votëbesim në Senat, Italia duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Draghi mori 95 vota nga 321 që ka Senati. 38 senatorë votuan kundër, ndërsa senatorët e tri partive të mëdha, Lëvizja 5 Yjet, Lidhja dhe Fi nuk morën pjesë në votëbesim.

Ndërkohë kryeministri në dorëheqje nuk do të shkojë në Quirinale sonte, por do të takohet nesër me presidentin Mattarella.

Me shumë gjasë, vjeshta do ta gjejë fqinjin tonë në zgjedhje.

Detajet nga Roma i raportoi për Rtv Ora gazetarja Alba Kepi.