Aksidentet në bregdet, policia e Vlorës kalon në sitë mjetet lundruese

Policia kufitare e Vlorës ka nisur aksion për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese, që nga motorat e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.

Duke marrë shkas dhe nga aksidentet që kanë ndodhur si në detin e Jalës po ashtu dhe në Jonufër, ku mjetet e shpejta detare kryejnë manovra me shpejtësi në afersi të bregut të detit duke rrezikuar dhe jetën e pushuesve.

Aksioni do të vijojë edhe në ditët e pikut të sezonit ku dhe mjetet lundruese do të jenë më te shumta.

Ditën e sotme janë proceduar disa mjete tip motora deti dhe kanë masa administrative me gjobë dhjetra qytetarë që lëviznin afër bregut të detit.