Hyri nga Greqia, në ndjekje të gomones në Vlorë edhe avionë të Frontex
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 19:02
Gomonia pas të cilës Guardia di Finanza dhe policia shqiptare janë vënë në ndjekje prej orësh vinte nga Greqia. Kjo konfirmohet nga burimet e policisë së Vlorës.
Për ndjekjen e saj janë njoftuar dhe avionët Frontex.
Sakaq po kryehen dhe patrullime nga toka nga policia e qarkut të Vlorës, pranë fshatit Delisuf në grykderdhje te Vjosës.
Dyshimet janë se mjeti po transportonte lëndë narkotike.
Operacioni është në vazhdim.
