Zjarr masiv në Lezhë, rrezikohen banesat dhe një pikë karburanti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 16:31
Vijon të jetë problematike situata e krijuar nga zjarri në masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës.
Flakët ndodhen pranë banesave, duke rrezikuar njërën prej tyre.
Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe autoritetet të tjera të cilët prej orëve të paradites luftojnë me flakët.

Pranë vendin ku ka rënë zjarri ndodhet një pikë karburanti dhe situata është mjaft e vështirë.

