Guardia di Finanza operacion në brigjet e Vlorës, prej orësh në ndjekje të gomones

Guardia di Finanza po zhvillon një operacion në brigjet e Vlorës.

Prej orësh janë vënë në ndjekje të një mjeti gomone në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. 

Operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti. Ata kanë kërkuar dhe bashkëpunimin e policisë shqiptare.

Burimet brenda policisë së Vlorës konfirmojnë se gomonen në fjalë e kanë pikasur në det të hapur.

Në momentin që drejtuesit e mjetit lundrues kanë pikasur Guardia di Finanzn kanë kryer manovra duke u rikthyer në brigjet shqiptare.

Ka vijuar për pak minuta ndjekja në det të hapur dhe më pas me mbështetjen e policisë shqiptare e kanë ndjekur gomonen fillimisht në grykderdhjen e Vjosës,më pas në gjirin e Vlorës pranë gadishullit të Karaburunit.