“Negociatat u hapën nga Ukraina”, Burimi: Rama mos të kakaris shumë si gjel mbi plehra
Pas 8 vitesh si vend kandidat, Shqipëria nisi zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, duke u bërë kështu vendi i 4 në Ballkanin Perëndimor që futet në këtë fazë.
Në lidhje me këtë analisti Genc Burimi, në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Kostana Morava, tha se kjo është hapje negociatash është politike dhe sipas tij merita në radhë të parë i takon presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Genc Burimi: Nuk isha i habitur. Merita i vjen në radhë të parë Macron dhe stafit të tij. Kjo hapje negociatash është politike. Që në momentin ku Macron, Sholz e Draghi shkuan në Ukrainë për t’I dhënë Ukrainës dhe Zelenksy statusin e vendit kandidat, në këtë moment Europa tregoi se është në një moment gjeopolitik dhe luajnë më pak reformat.
Ai tha se Europa rrezikon një rënie në kaskadë, pasi sipas tij ajo nuk kritikohet vetëm për Shqipërinë por dhe për shumë gjëra të tjera.
Genc Burimi: Evropa sot po kritikohet, jo për Shqipërinë dhe për negociatat po për veten e saj. Si Europa sot nuk arriti ta parashikoj se do të ngelet pa gaz dhe pa naftë. Sot Europa rrezikon një rënie në kaskadë në seri të qeverive. Nuk është vetëm Shqipëria, Europa shumë gjëra nuk i parashikoi para.
Më tej ai shtoi se hapja e negociatave u bë për shkak të luftës në Ukrainë që ka nisur që prej 24 shkurtit të këtij viti.
Genc Burimi: Axhenda e Europës u përshpejtua në mënyrë të jashtëzakonshme pikërisht pas pushtimit të Ukrainës.
Vijmë të debate Kombëtar sot. Rama mos të kakaris shumë si gjel mbi plehra sepse përfitoi nga lufta në Ukrainë, përfitoi nga Franca dhe së treti sot Rama ka një test të fuqishëm para tij, amnistinë fiskale.
