Sa afër jemi me BE? Nis procesi i shqyrtimit të legjislacionit, Varhelyi: Hapi i parë drejt anëtarësimit

Pas konferencës së parë politike ndërqeveritare të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Komisioni Europian ka nisur menjëherë nga puna me procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit (screening).

Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Várhelyi, tha se ky është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Union.

E duke qenë një proces teknik, detyrat kryesore u mbeten administratës publike të dy vendeve dhe ekspertëve të fushës vendas dhe nga BE.

Komisioneri tha se raportimin e parë shpreson ta japë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Oliver Várhelyi: Dita e sotme është shumë e rëndësishme, kemi arritur një nivel të ri bashkëpunimi.  Nuk duam të humbasim asnjë moment për të vepruar, do kalojmë te shqyrtimi. Kemi pritur për kohë të gjatë, të fillojmë gjërat dhe të ecim me shpejtësi për procesin e anëtarësimit. Kemi në dorë metodologjinë e rishikimit. Kjo metodologji me elementin kryesor mund ta nxisë këtë projekt më me shpejtësi për ta bërë një proces më të besueshëm dhe dinamik.

Procesi i shqyrtimit që filojmë sot është hapi i parë i procesit të anëtarësimit dhe duam të ecim në mënyrë graduale dhe me hapa të qëndrueshëm. Ky sistem është një nga elementët kryesorë si grupimi i kapitujve në grupe më koherente. Kemi kryer shumë punë në vitet e kaluara në kontekstin e MSA, përgatitjet janë bërë dhe në vitin 2018-2019.

Në vitet e  kaluara kemi dhënë këshillim mbi financat dhe zvbatimin e  politikave dhe legjislacionit të BE. Procesi që fillojmë sot është ndërtuar mbi gjithë punën e mirë që kemi bërë sëbashku. Procesi është një mundësi shumë e mirë për ju që të bëni një vetëvlerësim të politikave dhe legjislacionit për të parë sa afër jeni me standardet e BE në çdo fushë dhe çfarë duhet të bëni në të ardhmen. Me zor pres dhe dialogun bilateral që është thelbi i diskutimeve tona. Në bazë të takimeve do hartojmë dhe raportin e shqyrtimit. Do informojmë përmes tij Këshillin për mënyrën si do i bëjmë këto negociata me ju. Janë 6 tema që përfshijnë 33 kapituj. Do kemi program dhe punë shumë intensive.

Kjo nëkupton përfshirjen e një numri të madh ekspertësh si nga Komisioni Europian dhe administratat tuaja. Administratat si në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut të Veriut duhet të jenë të përgatitura për këto ushtrime, besoj se janë përgatitur tashmë. Ne do jemi përkrah jush. Procesi i shqyrtimit nuk është thjesht një ushtrim praktik mes gjithë anëetarëve të adminisrtratës publike por ka të bëjë me gjithë legjislacionin. Do prekim çështje të ditës, cilësinë e ajrit që thithim, ushqimin që hamë, ujin që pimë, kapacitetin e sistemit shëndetësor, mbrojtjen e  të dhënave personale dhe mënuyrën e furnizimit me energji. Procesi i anëtarësimit është një proces transformues por edhe një kuptim i përbashkët.

Do kemi investime në tregti në sektorë kyç siç është transporti. Do ketë mundësi të reja për bizneset, këtë do dhe brezi i ri. Planet e investimit janë shtyllat kryesore të programit tonë. Procesi i anëtarësimit duhet të shihet dhe si program reforme ambicioze dhe suksesi varet nga puna e përbashkët që duhet të bazohet në objektiva të qartë, analiza të ndershme për çfarë duhet bërë në të ardhmen.

Prandaj është i rëndësishëm. Po ndërmarrim sot hapin e parë të procesin e anëtarësimit që do ta çojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të jenë anëtare të BE. Le të fillojë ky proces.Ju uroj një punë të shpejtë dhe shpresoj se mund të fillojmë me dhënien e raporteve të para të shqyrtimit në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm.