Digjen 30 hektarë ullishte në Dushk të Peqinit, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 18:12
Flakët e zjarrit kanë përfshirë masivet me ullinj në kodrat e fshatit Dushk. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur mbi 30 hektarë tokë ullishte dhe vijon të përhapet akoma.
Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve nga Fieri, Lushnja e Rrogozhina, mungesa e rrugëve dhe terreni i thyer nuk lejojnë afrimin e mjeteve me ujë të shkojnë tek vatrat e zjarrit.
Forcat e zjarrfikësve, policisë së shtetit dhe banorë të zonës po bëjnë të pamundurën që të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
Mësohet se flakët e zjarrit nuk rrezikojnë banesa apo objekte të tjera pasi vatrat e zjarrit janë larg qenrave të banuara.
Policia dhe grupi hetimor perveçse ndihmojnë ne shuarjen e zjarrit po punojnë për të zbardhur zjarrvënien e cila mendohet se ishte e qëllimshme.
