Hapja e negociatave, Xhaçka: Kemi gati planin kombëtar për integrimin evropian, të vetëdijshëm se kemi shumë punë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj në takimin e takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, është shprehur se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur momentin historik të hapjes së negociatave.

Sipas saj anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike, ndërsa tha se ky qëllim ka qenë dhe një frymëzim për transformimin e vendit tonë në 30 vitet demokratike.

Olta Xhaçka: Ja ku jemi dhe e vlerësoj faktin që Komisioni ashtu si ne e ndjen nevojën urgjente për të vepruar dhe kompensuar kohën e humbur. Përfitoj nga ky rast të falenderoj Komisioni dhe Oliver Varhelyi. Përgëzoj miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut, për suksesin që kanë arritur në një proces shumë të vështirë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kemi punuar shumë për të arritur këtë moment historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike. Mbetet  një objektiv që gëzon mbështetjen masive nga populli. Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë, frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik që ka pësuar Shqipëria këto  vitet e fundit. Me komisionin kemi zhvilluar një proces të gjatë takimesh shpjeguese, diskutimi i kapitujve në këto takime ka qenë shumë i dobishëm për përpjekjet tona për t’I përgatitur në procesin e integrimit. Prezantimet e takimeve shpjeguese së bashku me rekomandimet e raporteve të Komisionit kanë qenë udhërrëfyesi ynë.

Ajo ka treguar se kanë gati planin kombëtar për integrimin evropian ndërsa shtoi se janë të vetëdijshëm se ka shumë punë për të bërë për këtë proces.

Xhaçka nuk ka harruar të rikujtoj reformën në drejtësi në vendin tonë duke thënë se ka qenë një faktor kyç për luftën ndaj korrupsionit.

Olta Xhaçka: Ne kemi tashmë planin kombëtar për integrimin europian, së dyti për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dy palësh, institucionet tona kanë krijuar një analizë ligjore dhe administrative për çdo kapitull me qëllim përgatitjen e prezantimeve tona se ku ndodhet Shqipëria. Së treti për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit. Edhe pse e dimë që na pret një proces shumë i vështirë ne jemi gati dhe kemi punuar jashtëzakonisht shumë. Ne kemi zbatuar një reformë të paprecedent në drejtësi që ka luajtur rol kyç në luftën ndaj korrupsionit. Jemi të vetëdijshëm se na mbetet shumë për të bërë por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërinë në procesin e integrimit në BE, dhe së bashku me të gjeneron motivim dhe energji të jashtëzakonshme për çka jemi të bindur se do i jap procesit një energji të jashtëzakonshme.