“Kodra Luzër”, në fshatin Kokdodë parcelë për bimë narkotike, goditet nga policia
Është evidentuar dhe goditur një rast veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Në vendin e quajtur “Kodra Luzër”, në fshatin Kokdodë, njësia administrative Fierzë, Fushë Arrëz, forcat policore kanë konstatuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
“Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe nisi procedimi penal për shtetasit: G. K., 32 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me detyrë kryeplak i fshatit Berishë Vëndi; A. M., 24 vjeç, banues në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, me detyrë teknik i pyjeve; D. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Kokdodë, Fushë Arrëz, me detyrë teknik i pyjeve dhe kryeplak i fshatit Kokdodë, Fushë Arrëz”, njofton policia.
Vijon puna hetimore për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
