Varhelyi: Të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda BE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 11:20
Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Varhelyi shkruan në Twitter BE është më e përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda BE-së.
Varhelyi: Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda BE-së. Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi.
