Kokaina në qymyr, Kompania kërkon heqjen e sekuestros, 12 anëtarët e ekuipazhit kërkojnë pasaportat
12 shtetas pjesë e ekuipazhit të anijes me qymyr që u bllokua në muajin maj nga policia, pasi në të u gjetën 60 kg kokainë, kanë dalë këtë të martë para Gjykatës së Posaçme.
Të arrestuarit, të cilët ishin me shtetësi e kombësi të ndryshme, përkatësisht 4 rus, 1 ukrainas dhe 7 filipinezë kërkonin nga gjykata rikthimin e pasaportave të tyre të sekuestruara së bashku me aparatet celulare dhe sende të tjera personale.
Gjykata nuk mori vendim këtë herë duke e shtyre seancën pas kërkesës së avokatëve për dorëheqja te gjyqtarit.
Ndërkohë me herët një tjetër kërkese u shqyrtua për heqje sekuestro te anijes u zhvillua ne gjykatën e posaçme të apelit, ku ishin të pranishëm edhe dy avokatë gjermane
Mjeti lundrues të kompanisë "Unistream", qëndron prej 3 muajsh e bllokuar me motorin emergjent të ndezur ndërsa brenda saj qëndrojnë edhe anëtarë të ekuipazhit të anijes.
Por pavarësisht kësaj, atyre u janë hequr përkatësisht 2 pasaportat, ajo e shtetësisë dhe tjetra lundruese për secilin.
Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor.
Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
