Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, plagosen 2 persona

Dy persona janë plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur ditën e sotme (19 korrik) në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të fshatit Trush, Shkodër, ka dalë nga rruga automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues 33 vjeçarin me inicialet A. Ç.”, njofton policia.

Si pasojë janë dëmtuar  drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, 42 vjeçari me inicialet D. B., , banues në Malësi e Madhe.

Të plagosurit po marrin mjekim në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme.