Braimllari: Bashkia Tiranë çerdhe e pastrimit te parave, skemë ndërtimet

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se Bashkia Tiranë është çerdhe e pastrimit të parave.

Në një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braimllari thotë se një ndër skemat e pastrimit të parave janë ndërtimet që po kryhen në Tiranë.

Postimi i plotë:

Bashkia Tirane çerdhe e pastrimit të parave.
Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri e thotë qarte: Mafia Shqiptare është fuqizuar pasi qeveria është e korruptuar koke e këmbë.

Është e qarte krimi i organizuar bashkëpunon me qeverinë për të pastruar paratë dhe nëpërmjet saj merr mbështetje.

Një nder skemat e pastrimit të parave është bashkia e Tiranës me ndërtimet.

Bashkia e Tiranës është kthyer ne çerdhe të pastrimit të parave.