Gazetari: Nga Porti i Durrësit u tërhoqën 49 arka të mbushura me kokainë, s'ka hetim për trafik droge

Ditën e djeshme (16 Korrik) janë arrestuar 20 persona, 15 prej të cilëve punonjës të Sigurisë Portuale në Portin e Durrësit dhe një operator i Firmës "Marinier", shoferi të cilët dyshohet se kanë hapur kontejnerët me banane përpara se ato të kalonin kontrollin.

Në lidhje me këtë ka dhënë detaje gazetari i Ora News, Elton Qyno, në një intervistë me Anila Zyberajn.

Ai tha se kontejneri rezulton të ketë ardhur në portin e Durrësit më 8 Korrik, ndërsa dt ditë më parë, një shofer dhe një agjent shitjes janë paraqitur për të tërhequr arkat me 49 arkat me banane, ku sipas gazetarit kanë qenë të mbushura me kokainë.

Elton Qyno: Është një ngjarje e përsëritur. Kontejneri rezulton të ketë ardhur më 8 Korrik në portin e Durrësit, ndërkohë që dy ditë më para ishin paraqitur një agjent shitjes dhe një shofer për ta tërhequr kontejnerin dhe për ta transportuar në drejtim të magazinave që ndodhen në Vaqarr.

Ai tha se për këtë duhet të kishim një hetim për trafik të kokainës.

Elton Qyno: Për këtë duhet të kishim me patjetër të kishim një hetim qoftë dhe kryesisht nga ana e policisë dhe prokurorisë, për shkakun e një trafiku të mundshëm.

Deri më tani nuk ka as edhe një reagim të kompanisë së bananeve dhe nga strukturat e tjera të policisë së shtetit nëse kemi të bëjmë me një rast trafikimi të mundshëm të lëndëve narkotike për episodin e dytë.

Nëse kanë qenë 49 arka të kenë qenë të mbushura me kokainë, atëherë jo vetëm që kemi të bëjmë me një rast trafiku, por kemi të bëjmë me një grup shumë të madh kriminal, i cili ka akses dhe inflirtohet brenda portit të Durrësit, duke nxjerrë plotë 49 arka, që i bie gati 1 ton drogë.

Më tej ai shtoi se:

Trafikantët kanë garanci ose marrin garanci që sasia e drogës që ata dërgojnë nga Amerike Latine. Ata e marrin garancinë te punonjësit e portit, te drejtuesit e tyre.