Rreth 9 orë në SPAK për 3 koncesionet në shëndetësi, ish-ministri Beqaj: Nuk i druhem përgjegjësisë penale
Ilir Beqaj u mor sot (18 korrik) në pyetje për gati 9 orë nga SPAK dhe BKH për koncesionet në shëndetësi kur ai ishte ministër. Pasi doli nga prokuroria tha se nuk i druhej përgjegjësisë penale. Për sterilizimin, hemodializën, check-up, nuk ka ende persona në hetim dhe as të akuzuar dhe pse çështja ka vite që është hapur.
"Jam thirrur në cilësinë e çështjes se jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Kam dhënë dëshminë time para prokurorëve dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale."
Ka dalë nga SPAK pas afro 9 orësh me bindjen se nuk i druhet përgjegjësisë penale.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të Byrose Kombëtare të Hetimit për koncesionet në shëndetësi për sterilizimin, hemodializën dhe kontrollin e detyrueshëm shëndetësor check-up.
Që të tre këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Ishte Nisma “Thurje” që ngriti një pasi ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Hetime qe kanë lidhje me dosjen e sterilizimit mbi pajisjet mjekësore, si edhe marrëveshjen e kryer gjatë vitit 2015, atëherë kur Ministër Shëndetësie ishte Ilir Beqaj, që më vonë, në 2017 e la këtë detyrë,
Më herët për këto afera të dyshuara është pyetur edhe zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Pritet që SPAK të marrë në pyetje të gjithë zyrtarët e akuzuar për këtë çështje, ku në krye qëndron ish-ministri i Shëndetësisë.
Për këto çështje nuk ka ende persona në hetim dhe as të akuzuar.
Ndërkohë që ish kreu i Shëndetësisë merrej në pyetje nga SPAK, kreu i ketij institucinoni, Arben Kraja, ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, ambasadoren Lisa Johnson.
Kjo e fundit ka vlerësuar rolin e SPAK. duke theksuar se po tregon rezultate konkrete.
Foto nga LSA




