Gjendet një makinë e djegur në Ahmetaq, dyshohet se i përket autorëve të atentatit të djeshëm

Një tjetër makinë e djegur është gjetur pak pas mesditës së të hënës në Ahmetaq.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ajo dyshohet se u përket autorëve të atentatit të djeshëm në mbikalimin e Fushë-Krujës ku mbetën të vdekur tre persona: Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Policisë iu deshën 24 orë për ta gjetur këtë të fundit, pas kontrolleve të imtësishme në Fushë-Krujë dhe zonat përreth, ndërsa u njoftua në rrugë operative.

Nuk dihet ende koha e saktë kur autorët e kanë shkrumbuar makinën e dytë.