PS rezolutë kundër Dick Marty-t: Këshilli i Evropës duhet ta rishikojë, s’ka prova
Partia socialiste depoziton në Kuvend një projekt rezolutë kundër raportit të Dick Marty që sipas tyre nuk ka asnjë provë për të faktuar dyshimet e rezolutës. Në dokumentin e depozituar në Kuvend, socialistët i kërkojnë Këshillit të Evropës rishikimin e rezolutës në mënyre që të ndërpriten proces gjyqësore të që nuk kanë fund.
Pas deklaratave të shefit të tyre, grupi parlamentar i PS me firmën e 11 deputetëve ka depozituar në Kuvend një projektrezolutë kundër raportit të 2011 nga Dick Marty për luftën në Kosovë.
Dick Marti, asokohe anëtar i komitetit për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në asamblenë parlamentare të këshillit të Evropës në raportimin e tij shkruante se në Kosovë është kryer trafikim i organeve njerëzorë në Shqipëri dhe Kosovë nga drejtuesit e ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Me anë të kësaj rezolutë, nëse miratohet nga Kuvendit, Shqipëria do të kërkojë nga Këshilli i Evropës të rishikojë rezolutën.
“Në Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte dhe, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare. Për këtë qëllim i kërkojmë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues (Follow up Report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara.”
Me akuzat për krimet e luftës të përfshira edhe në këtë raport, por përballen me drejtuesinë nga burgu i Hagës ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish kryeparlamentari Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
