Sulmi kibernetik mbi 200 mijë euro, specialisti IT-së: Ishte i mirëmenduar dhe i sofistikuar

Sipas kësaj harte që tregon në kohë reale sulmet kibernetike në mbarë botën Shqipëria ndodhet mes shteteve që po sulmohet.

Specialisti i IT Gentian Progni thotë se sulmi që rrëzoi sistemet e shërbimeve qeveritare ishte i mirëmenduar, i sofistikuar dhe shumë i kushtueshëm.

“Kostot për një sulm të tillë mund të kapin vlerat 200-300 mijë. Është një sulm i mirëmenduar për të bërë dëm.”

Mendohet se ka ardhur nga jashtë vendit, por Progni nuk përjashton mundësinë që të jetë i brendshëm për arsye konkurrence.

Megjithatë gjetja e autorëve është thuajse e pamundur.

“Mund të jetë edhe arsye të brendshme. Mund të ketë lidhje edhe me spiunët, edhe me ngjarjet që po ndodhin në Maqedoni. Mund të jetë i jashtëm 80% e mundësive.”

Nuk dihet ende dëmi që mund të ketë shkaktuar me të dhënat edhe pse rreziku për fshirjen apo kopjimin e tyre është i lartë.

“Me teknikën e bërë, me një virus që kripton informacion, duke dëmtuar informacion. Shpresoj shumë që kjo të mos ketë ndodhur sepse shteti duhet të harxhojë sërish shumë kolosale kriptimi dhe databazat janë bllokuar.”

Progni thotë se sulme të tilla janë të vështira për tu shmangur por ky rast duhet të angazhojë shtetin në rritjen e nivelit të sigurisë.

“Gjënë e mirë që sjell ky sulm është rrit vëmendjen dhe rrit investimet në këtë fushë, sepse luftra e së ardhmes janë online.”

Për shkak të sulmit kibenetik Prej mëngjesit të së dielës e-albania dhe disa platforma të tjera që ofrojnë shërbime online nuk funksionojnë.