Afera e inceneratorëve, Kryemadhi padi shtesë: Koka e aferës Edi Rama, të dorëhiqet
Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi ka vijuar denoncimet për kompanitë fiktive të cilat kanë kryer evazion fiskal, e që sipas saj janë të lidhura me kompanitë e inceneratorëve. Sipas Monika Kryemadhit LSI ka evidentuar se kompanitë koncesionare dhe kompanitë fiktive të lidhura me to, kanë kryer të paktën 3 vepra penale dhe konkretisht: Fshehja e të ardhurave, Mospagimi i Taksave dhe Pastrimi i Produkteve të veprës penale.
Lëvizja socialiste për integrim, ka dorëzuar në SPAK një shtesë në kallëzimin për aferën e inceneratorëve. Shtesa konsiston tek evazioni fiskal prej rreth 30 milion euro i kryer nga kompani fiktive të lidhura me inceneratorët. Monika kryemadhi tha se koka e kësaj here është Edi Rama, ndaj kërkoi dorëheqjen e tij.
Monika Kryemadhi: Duke pasur si përfuitues të drejtpërdrejtë kompanitë që kanë përfituar tenderat koncensionet, punët publike më të mëdha që Edi Ramn ka dhënë në këto vite. Ndjekja e aktivitetit financiar të këtyre kompanive se si ato kanë bashkëpunuar me kompanitë koncensionate çon në drejtim të drejtpërdrejt që koka e afërës së inceneratorëve dhe e aferës korruptive është Edi Rama. Dorëheqja e menjëhershme e tij është më e pakta që do të kishte ndodhur në një vend normal.
Krah një seri zyrtarësh shtetërore në SPAK ka shkuar edhe Minstrja e Financave. Kryemadhi hodhi dyshime për punën e SPAK, duke theksuar se ky institucion tashmë duhet të veprojë pasi faktet i ka të gatshme në tavoline.
Monika Kryemadhi: Veprimi i shpejt dhe i plotë i drejtësisë është më i rëndsishëm. Shqiptarët sot po vijojnë të paguajnë inceneratorin e Tiranës 80 mijë dollar në ditë. Jo vetëm që incinerator të Tiranës sot nuk ka por autoriteti përgjegjës që ndjek zbatimin e kontratës duhet të kërkojë menjëherë ndërprerje të koncensionit. Investimi 128 milion euro është kryer me fatura fiktive. Raporti i fundit i BE e përcakton borgjin publik në 82.7 shifër rekord në rajon. Ky borxh publik ka shkuar në kontrata koncensionare korruptive. Ministria e Financave deklaroi në kuvend se ato i kanë ditur këto kompani fiktive që në vitin 2018 mirëpo dhe kur i kanë hetuar administrata ka refuzuar ti hetojë. Me shtesën e kallëzimit që i kam dërguar SPAK kërkoj të hetohet dhe Ministria e Financave, Ibrahimaj për implikim në aferën e inceneratorëve.
Lsi kërkon në vazhdimësi informacione për ecurinë e hetimeve për aferat e inceneratorëve në prokurorinë special, po Krymadhi tha se ky organ nuk bën transparencë për situatën e dy të akuzuarve, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Minsitrave, Engjell Agaci.
Monika Kryemadhi: Në 27 maj 2022 i kam darkur kërkesën e dytë për informacion Prokurorisë së Posaçme lidhur me statusin juridik të çështjes penale duke shprehur habi pse zoti Engëll Agacaj si person i kallzuar nuk është thirrur. Nuk ka njoftim për Armando Subashin zyrtar me rol kyç në pagesn e shpronësimit të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit. Nuk ka hetim për inceneratorin e Tiranës. Vetëm me një firmë Veliaj n komuniimme Ministrinë e mjedisit ka ndyshuar fatin e inceneratorit të Tiranës", tha Kryemadhi .
