Banushi: Priten arrestime të tjera për incineratorin e Elbasanit e Fierit, kanë nisur hetimet për denoncimet e LSI-së
Gazetarja Keti Banushi, në një lidhje të drejtpërdrejt në RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, është shprehur se me çështjen e incineratorëve po merren dy prokurorë.
Me tej ajo shtoi se kanë nisur hetimet në lidhje me dataje të reja të publikuara nga LSI-ja për incnieratorët.
Banushi tha se pritet të ketë persona të tjerë të arrestuar pasi kanë përfunduar hetimet për incineratorin e Elbasanit dhe Fierit.
Keti Banushi: Janë dy prokurorë të tjerë që po merren me këtë çështje. Detajet e tjera që kanë dalë së fundmi nga LSI por dhe detaje të tjera janë duke u hetuar dhe duke u marrë parasysh nga ana e prokurorëve të SPAK. Ata kanë përfunduar hetimin për dy incineratorët, siç është Elbasani dhe Fieri. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi dhe persona të tjerë të arrestuar me këto incinerator. Presim një vendimarrje për incineratorin e Tiranës dhe detajet e fundit që kanë lidhje me këtë incineratorët.
Më tej ajo tha se me hetimin e kompanive fiktive nuk po merret Prokuroria e Posaçme por Prokuroria e Tiranës.
Keti Banushi: Me hetimet për kompanitë fiktive nuk po merret Prokuroria e Posaçme, por Prokuroria e Tiranës. Janë dy dosje të ndryshme, por nuk përjashtohet mundësia që këto dy dosje të çohen në hetimin që po bën Prokuroria e Posaçme. Mund ta quajmë dështim të Prokurorisë dhe Policisë, fakti që nuk janë kapur Stelja Gugallja dhe Klodian Zoto. Nuk ka asnjë informacion se ku janë.
