Zjarr në Peshtan të Fier, rrezikohet stani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 14:32
Një zjarrë ka përfshirë një sipërfaqe kodre në zonën e Peshtanit në Fier.
Zjarri i ndihmuar edhe nga era është përhapur në një sipërfaqe të gjerë.
Deri tani ka djegur një sipërfaqe me shkurre e ndërsa rrezikohet edhe një stanë i ndërtuar në këtë zonë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Fierit të cilat po hasen në vështirësi për shkak të terrenit.
Ndërkohë që në ndihmë të forcave zjarrëfikëse kanë shkuar edhe vet banorët që po ndihmojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.
Po në një njëjtën zonë është ndezur një tjetër vatër zjarri. Nga flakët janë djegur disa rrënjë ullinj dhe shkurre.
