I dënuar në Itali si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet në Dibër 38-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 16:20
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët" është arrestuar sot nga policia e Dibrës, me qëllim ekstradimi.
Në pranga ka rënë Bledian Salkurti, banues në Peshkopi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale"Grupi i strukturuar kriminal" dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët", parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

