Shtyhet në Apel “Babalja”, deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë

Është shtyrë në një datë të pacaktuar seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen “Babale”.

Mësohet se  shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të personave të pandehur në këtë proces për shtyrjen e seancës dhe mungesa e njërit nga anëtarët e trupit gjykues.

Seanca duhet të ishte zhvilluar ditën e sotme, ndërkohë që çështja është hapur qysh prej vitin 2019 kur Ervin Salianji nisi përballjen me Prokurorinë e Apelit.

Organi i akuzës pretendon se ai ka kryer kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Cështja “Babale” solli edhe dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa Salianji akuzon edhe vëllain e ish-ministrit, Geron Xhafa si të lidhur me trafik droge.