Avokatët e Korçës: Bojkoti vazhdon, nëse nuk dëgjohemi do të shkojmë deri në Strasburg
Kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena në një deklaratë për mediat u shpreh se vijon bojkoti çështjeve gjyqësore, penale dhe civile.
Ai tha se vendimi i tyre qëndron deri në një mbledhje të dytë të këshillit të përgjithshëm të dhomës së avokatisë.
Ai shtoi se në rast se nuk dëgjohen ankesat që kanë avokatë, rruga do të jetë Strasburgu dhe bojkoti pa afat i proceseve gjyqësore.
Lena: Rikthehemi në masat e sigurisë dhe në çështjet penale të të miturve, ndërsa vijojmë bojkotin e çështjeve gjyqësore, penale dhe civile. Ky vendim qëndron deri në një mbledhje të dytë të këshillit të përgjithshëm të dhomës së avokatisë. Do vijojmë ne rrugën ligjore kundërshtimin e hartës së re gjyqësore, rruga jonë është drejt Strasburgut. Jemi në bojkot pa afat.
Pyetje: Po lëshoni terren me rikthimin ne masat e sigurisë?
Lena: Nuk po lëshojmë terren, ne kthehemi në masat e sigurisë dhe gjyqeve penale të të miturve, mblidhemi përsëri për të vendosur si vijon bojkoti.
Pyetje: Ka reaguar Rama e Manja se nuk kanë ndërmend të lëshojnë "pe"?
Lena: ata mund të bëjnë si te duan me postin e tyre, harta nuk është pjesë e reformës në drejtësi, Xhafaj u shpreh në formë taksative se është kundër kësaj harte e se nuk është pjesë e reformës në drejtësi. Nuk lëshojmë pe, del VKM, bojkoti s’ka me efekt, VKM kundërshtohet nëpërmjet ligjit, pas kundërshtimit në Shqipëri do i drejtohemi Strasburgut. Do kontaktojmë me dhomës e përgjithshme europiane të avokatisë.
Pyetje: Keni shpresë?
Pyetje: Për ekzekutivin nuk kemi shpresë, protesta u bë për interes qytetarëve e jo avokatëve, pati sensibilizim nga qytetarët. Lufta tani është juridike, unë kam besim se do të fitojmë, sepse pavarësisht ky ekzekutiv do mundohet të bëjë presion mbi gjykata shqiptare, unë mendo do ndjekim rrugën ligjore të duhur.
