Sulmi kibernetik, Rama: Nuk është shembur sistemi mbrojtës, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 14:13
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur më sulmin kibernetik ndaj AKSH-it në vend dhe kritikave për sistemin e sigurisë.
Rama shkruan se në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme, duke shtuar se nuk është shembur sistemi i mbrojtjes.
Rama: Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s'do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!
