Zjarre masive në pyllin e Krastës dhe afër Fierzës
Nga Ora News Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 10:16
Një zjarr ka rënë në pyllin me pisha të Krastës mëngjesin e sotëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, por nderhyrja e tyre mbetet e vështirë për shkak terrenit.
Ende nuk dihen shkaqet e aktivizimit të kësaj vatre.

Ndërkohë një zjarr masiv ka shpërthyer edhe në Berishë të Sipërme, mbi liqenin e Komanit, afër Fierzës. Në rrezik është masivi i pyjeve me gështenja.