Vlorë, humb drejtimin e automjetit, përplas për vdekje një 60-vjeçar
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Orikum.
Një 53-vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Kamioni i përmbysur ka qenë i ngarkuar me materiale ndërtimi, dhe nuk ka mundur të ngjisë një malore e për pasojë ka ecur pas, ku ka goditur duke i marre dhe jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërkohë që pritet dhe eksperti mjekoligjor për të identifikuar edhe trupin.
“Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
