Mbetje të djegura dhe shenja plumbash, ja çfarë ka mbetur nga atentati me 3 viktima në Fushë Kujë

Mbetje të djegura, shenja plumbash dhe pjesë makine, kjo është ajo çka ka mbetur nga atentati me tri viktima ditën e djeshme (17 korrik 2022) në Fushë Krujë.

Ditën e sotme kanë qenë punonjësit e pastrimit ata që kanë marrë edhe mbetjet e fundit në vendin ku u vranë me armë Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vatën.

Ndërkohë që mësohet se objektivi i atentatit të se dielës, 17 korrik 2022, që shkaktoi tri viktima në Fushë Krujë dyshohet se ka qenë personi në kërkim Ervis Martinaj.

Grupi i autorëve, që besohet se kanë qenë të paktën 4 persona kanë dalë në rrugën që lidh Rinasin me Fushë-Krujën, për të goditur automjetin ku ndodhej Briland Martinaj.

Hetuesit e kanë ngritur këtë dyshim duke u nisur nga numri i personave të angazhuar në atentat dhe mënyra e sofistikuar e organizimit të ngjarjes.

Mbikalimi i Fushë-Krujës, nuk mbulohet me kamera sigurie, të asnjë prej bizneseve dhe aq më tepër, nuk ka fushë-pamje nga dy anët e tij, për shkak të vendosjes së hekurave të lartë, që shërbejnë për mbajtjen e makinave në raste aksidenti.

Mbetje të djegura dhe shenja plumbash, ja çfarë ka mbetur nga

Mbetje të djegura dhe shenja plumbash, ja çfarë ka mbetur nga