Prej tre ditësh pa ujë, në mbrëmje gati linja e re për Shijakun dhe Mamurrasin
Nga Ora News Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 09:06
Prej tre ditësh zona e Shijakut dhe Maminasit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të punimeve që po kryhen për rrjetin e ri kryesor të furnizimit me ujë.
Punimet kanë mbërritur në pikën kulmore pasi aktualisht po kryhet lidhja përfundimtare dhe testimi i linjës.
Për shkak të këtyre punimeve prej 48 orësh është fikur stacioni i pompave në Fushë Krujë.
Linja e re pritet të vihet në pune sot në mbrëmje dhe më pas do të vijojë të furnizohet normalisht me ujë. Ky investim pritet të përmiresojë kohën e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Shijakut.