Konfirmohen në detyrë prokurorja e Tiranës, Elsa Kareçi dhe gjyqtari Albert Meça
Prokurorja e Tiranës, Elsa Kareçi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të hënën.
Vendimi për të u shpall nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegu.
Procesi i Vettingut për prokuroren Kareçi u fokusua kryesisht te pasuritë dhe transaksionet e biznesit të ish-bashkëjetuesit të saj, për të cilën KPK tha se kishte balancë negative në vlerën e 12 milionë lekëve.
Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendimin që gjyqtari Albert Meça të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë.
Vendimi i konfirmimit për të u shpall nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Pamela Qirko.
Gjyqtarit Albert Meça nuk iu gjetën probleme në kriterin e profesionalizmit dhe as në atë të figurës.
