Të dehur dhe pa leje drejtimi, policia e Fierit arreston 9 drejtues mjetesh. Lumë gjobash për shkelësit e rregullave të qarkullimit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 11:09
Nëntë persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi janë kapur duke drejtuar timonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Gjithsej janë proceduar administrativisht 2276 drejtues mjetesh, nga të cilët 942 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 165, për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, 187 për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 416 masa administrative për parakalime të gabuara.
Gjithashtu anë pezulluar 137 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.