Vazhdon bojkoti i avokatëve në Vlorë, seancat gjyqësore mbeten të pezulluara

Rikthehen për gjykim seancat e masave të sigurisë me avokatë në Vlorë.

Kreu i dhomës së avokatisë në Vlorë, Durim Barjamaj, konfirmon se dhoma e avokatisë në Vlorë është në mbështetje të plotë të vendimit të këshillit kombëtar të avokatisë.

Ndërkohë ai bën me dije se seancat gjyqësore vijojnë të mbeten të pezulluara.

Barjamaj sqaron se në ditët që masat e sigurisë dhe seancat gjyqësore kanë qenë të anuluara nuk ka pasur shkelje nga gjyqtarë apo prokurorët.

Sipas tij nëse harta gjyqësore miratohet atëherë nuk do të vijojë më bojkoti i seancave gjyqësore, por gjithçka do të mbetet në kallëzime penale apo rrugë ligjore që do të ndiqet.