Gjirokastër, goditën me sende të forta 33 vjeçarin, kapen dy autorët, bashkëpuntori në kërkim

Dy nga autorit e sherrit të ndodhur ditën e djeshme në Gjirokastër, ku mbeti i plagosur një 33 vjecar janë arrestuar ditën e sotme ndërsa bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia informon se shtetasi K.P ka ndihmuar autorin e shpallur në kërkim, shtetasin P.K  për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjet. Ky automjet është sekuestruar.

Sherri ndodhi ditën e djeshme, datë 17.07.2022 në lagjen "11 Janari", Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mbeti i dëmtuar me mjet prerës dhe sende të forta shtetasi L. D., 33 vjeç, banues në Gjirokastër.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve K. P., 41 vjeç dhe G. R., 32 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P. K., 30 vjeç," njofton policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Vrasja me dashje", e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe "Përkrahja e autorit të krimit".