Rama dhe delegacioni shqiptar sot drejt Brukselit, në pritje të konferencës së parë
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga vetë nga ai, sot pasdite pritet që kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar të udhëtojë drejt Brukseli.
Pas votës pro të Maqedonisë së Veriut ndaj propozimit francez, zyrtarisht nisin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Delegacioni shqiptar përbehet nga 25 figura të qeverisë e administratës që lidhen me procesin e integrimit.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, por vendi ynë ka bërë shumë pak hapa në këtë proces, ku pas 8 vitesh akoma nuk ka një konferencë të parë ndërqeveritare.
Axhenda e Rames neser ne Bruksel:
08.30 – Takim mes Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi.
11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dhe Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin.
