Tiranë: Goditje me sende të forta gjatë sherrit mes dy familjeve, arrestohen 2 persona

Është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta, mes dy familjeve.

Si rezultat janë vënë në pranga 2 nga shtetasit e përfshirë në konflikt. 

Konflikti ka ndodhur në rrugën "Nuçi Naçi".

 22 vjeçari me inicialet S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me 37 vjeçarin me inicialet A. Sh. dhe disa pjestarë të familjes së tij.

“37 vjeçari me inicialet A. Sh. gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të 37 vjeçarit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh”, njofton policia

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.