Tentoi të vidhte në një banesë në Kukës, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari

Është arrestuar në flagrancë një 22 vjeçar, pasi ka tentuar të vjedh në banesën e shtetasit N. C., në Kukës, njofton policia.

I arrestuari është 22 vjeçari me inicialet A. A, banues në fshatin Shtiqen, Kukës.

Pas arrestimit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Vjedhja” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.