“Bllokimi i shërbimin publik online, si zjarret në hipoteka”, Vasili: Mundim i kotë shejtani ka dalë nga shishja
Pas publikimit të njoftimit se faqet e një pjese të institucioneve qeveritare që ofrojnë shërbime janë mbyllur si rezultat i një sulmi kibernetik nga jashtë Shqipërisë ka reaguar nënkryetari i LSI-së Pterit Vasili.
Sipas Vasilit bllokimi i shërbimeve nuk vjen si rezultat i një sulmi kibernetik por ngjason me zjarret në hipoteka.
Ai thotë se qeveria në mënyrë të trashë po kërkon të legjitimoje dhjetëra milion euro tender për gjoja mirëmbajtjen e AKSH.
“Mbyllja e shërbimeve publike online ngjan si dy pika uji me zjarret në hipoteka, sepse edhe në këtë rast qeveria, që është në " hall te madh" për shkak të dokumenteve asgjësuese, që po publikohen përditë kërkon të "çlirohet" me çdo mjet prej këtyre dokumenteve. Ky sigurisht është një mundim i kotë sepse shejtani tashme ka dalë nga shishja", shkruan Vasili.
Postimi i plotë:
Bllokimi i shërbimin publik online, si zjarret në hipoteka të qeverisë në "hall te madh"!
Sot Qeveria ka mbyllur shërbimin publik online për " sulme kibernetike" siç po thotë vete.
Ka disa pyetje që duan përgjigje sot:
Kur dolën të dhënat personale, që ishin në duar të patronazhistëve a nuk ishte vetë qeveria, që i nxori dhe i përdori për të grabitur zgjedhjet?
Po kur dolën numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetësua qeveria apo ishte vetë edhe aty?
Po kur dolën rrogat e qindra mijëra qytetareve a nuk ishte vetë qeveria, që i nxori?
A nuk ishte Edi Rama që deklaroi vetë se do të bënin publike rrogat e qytetarëve?
A nuk ishte qeveria që bënte gjoja të paditurin dhe akuzonte gazetarët për nxjerrjen e këtyre të dhënave?
A nuk ishte qeveria, që tha kështu ndodh në gjithë botën dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gjë?
Pse nuk ka asnjë të ndëshkuar nga qeveria për daljen e miliona të dhënave personale?
Qeveria në mënyrë të trashë po kërkon të legjitimoje dhjetëra milion euro tender për gjoja mirëmbajtjen e AKSH.
Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencën e plehrave, që shpalli qeveria, për të justifikuar hajdutllëkun me inceneratorët.
Por më kryesorja është se ne kemi parë që marrin "flakë" hipotekat dhe prokuroritë atje ku ka dokumente " përvëluese" për qeverinë.
Mbyllja e shërbimeve publike online ngjan si dy pika uji me zjarret në hipoteka, sepse edhe në këtë rast qeveria, që është në " hall te madh" për shkak të dokumenteve asgjësuese, që po publikohen përditë kërkon të "çlirohet" me çdo mjet prej këtyre dokumenteve.
Ky sigurisht është një mundim i kotë sepse shejtani tashme ka dalë nga shishja...!
