Rëndohet trafiku në qytetin e Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2022, 11:42
Është rënduar trafiku në qytetin e Vlorës. Këtë të dielë prej orës 9 të paradites dhe në vijim trafiku i automjeteve që i drejtohen plazheve të jugut ka ardhur duke u rënduar.
Zona e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë ka krijuar radhë të gjata makinash.
Ndërkohë që edhe autoambulancat e kanë të pamundur për te shkuar në rastet e emergjencës në kohë reale.
