Rindërtimi në Ndroq, u dorëzuan 74 banesa, por askush nuk po banon atje
"Sot 74 familje që hyjnë në shtëpitë e reja," deklaroi Arben Ahmetaj gjatë dorëzimit të çelësave për 74 familjet e Ndroqit, më 17 maj 2022.
Ndërkohë në po të njëjtën ditë Erion Veliaj tha:
"Duhet t'ju falenderoj të gjithëve nga zemra për durimin, për dashamirësinë."
Nga ana tjetër gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi:
Ti gëzoni shtëpitë tuaja. Nuk keni asnjë qindrakë për të paguar mbrapsht. Keni vetëm detyrimin që këto oborre t'i gjelbëroni dhe mundësisht mos të ziheni se ku mbaron pjesa ime ku fillon pjesa jote."
Këtu jemi në Ndroq në zonën ku kryeminisrti Rama dhe kryebashkuaku Veliaj inaguruan punimet dhe dhuruan celsat për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Por një muaj më pas, këtu nuk ka asnjë familje.
Shtëpitë njëkatshe kanë përfunduar, por mbetet enigmë se përse askush nuk ka hyrë brenda dhe pse u dhuruan çelësat.
Në lagjen e re në Njësinë Administrative Ndroq janë ndërtuar 74 shtëpi individuale, por ende nuk dihet arsyeja se pse nuk është strehuar ende asnjë familje.
Kryeministri e la dhe një porosi për të parin e Tiranës, duke i zbuluar atij dhe kleçkat e propgandës.
"Pagëzoni dhe pronën e përbashkët atë mes dy godinave, ta lulëzoni për fëmijët tuaj, jo për mua. Edhe lali Eri do vij herë pas here të mbjelli ndonjë pemë këtu që të dali në televizor," tha kryeministri.
Në zbatim të udhëzimit të kryeministrit Veliaj nuk i ka inauguruar pemët pasi në këtë zonë nuk ka ende banore që të kenë hyrë në shtëpitë e tyre.
Ata u mjaftuan me çelsat. Procesi i rindërtimit në Tiranë po ecën me ritme të ngadalta pasi shumë qytetarë jetojnë në shtëpi me qira e shumë pallate që janë dëmtuara ende nuk janë shembur.
