Durrës, hapën kontejnerët para kontrollit, arrestohen 20 persona, punonjës të Sigurisë Portuale, operatorë të firmës e shoferi
Ditën e sotme janë arrestuar 20 persona, 15 prej të cilëve punonjës të Sigurisë Portuale në Portin e Durrësit dhe një operator i Firmës "Marinier", shoferi të cilët dyshohet se kanë hapur kontejnerët me banane përpara se ato të kalonin kontrollin.
Të arrestuarit akuzohen për “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim.
Për pasojë u arrestuan:
Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, Armand Murataj, 21 vjeç, Azgan Zeka, 29 vjeç, Skënder Plaku, 52 vjeç, Adi Qevanaj, 31 vjeç, Kastriot Ducka, 49 vjeç, Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, Klaudio Lala, 34 vjeç, Shpëtim Hajdin, 58 vjeç, Andrea Xhavara, 54 vjeç, Adem Brasha 40 vjeç, Veis Kuci, 32 vjeç, Ali Bajrami, 54 vjeç, të gjithë punonjës të Sigurisë Portuale.
Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durrësit;
Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:
Gjergji Doraci, 39 vjeç, Shefqet Elezi, 57 vjeç, Profit Tola, 31 vjeç, punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale.
Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:
Altin Muhametaj, 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;
Nazmi Allgjata, 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.
"Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.
Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se siperfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane," njofton policia.
Strukturat Hetimore po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
