Uji po gërryen themelet e shtëpisë, familja apel UKT-së: Ndërhyni!
Një familje në rrugën Dhimiter Kamarda në zonën e Ali Demit kërkon ndihmë nga UKT pasi prej 4 muajsh në themelet e shtëpisë rrjedh ujë. Familja Xhepa thotë se është ankuar, por askush nuk e ka marrë përsipër të shoh kanalizimet.
Prej më shumë se 8 muajsh në themelet e kësaj shtëpie rrjedh ujë.
E zonja e shtëpisë Mimoza Xhepa tregon se janë detyruar të hapin këtë gropë për të vënë një pompë thithëse.
"Kam vënë një pompë. Po të mos kem këtë gjtihë lagështira më futet në shtëpi. Se s'ka ku të shkojë, është brenda shtëpisë. Ajo vetëm plas muret. Ka shkuar lagështira deri lart, nga pllakat dhe të gjitha të tjerat. Cdo 15 minuta unë duhet të derdh ujin e pishëm," thotë ajo.
Janë ankuar pasi nuk mund të nderhyjnë, por përfaqësuesit e ujësjellësi i kanë thënë se nuk është në kompetencën e tyre të hyjnë në pronë private.
"Kemi bërë aknesë tek UKT, tek Drejtoria e Përgjithshme. I kam bërë aknesat gjithandej dhe përgjigja vjen që nuk mund të bëjnë ndërhyrje brenda. Ndërkohë kush mund ta bëjë këtë ndërhyrje. Unë se bëj dot," thotë ajo.
43 vjeçarja thotë se shtëpinë e kanë të ndërtuar prej 50 vitesh dhe apelon institucionin e bashkisë që të marrë një masë.
"Bashkisë i kërkoj që UKT-ja të vij dhe të shikojë lidhjet që janë bërë në linjën tonë," thotë ajo.
Si pasojë e këtij problemi kjo shtëpi në rrugen Dhimitër Kamarda, nr 4 lagjia Ali Demi, ka marrë lagështi duke rrezikuar rrënimin e ndërtesës, por dhe shfaqjen e një sërë sëmundjesh për ato që banojnë aty.
