Raporti për krimin e të miturve 2021/ Kryeson Vlora, gjykatat më tolerante për të mos i dënuar
"Përqindjen më të ulët për 100 mijë banorë edhe për vitin 2021 e ka qarku i Dibrës ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku i Vlorës,"- Olsjan Cela.
Por ndërsa Vlora mbetet qyteti i nxehtë edhe për kriminalitetit, rritja e nivelit të varfërisë dhe e çmimeve ka sjellur dhe përfshirjen e të miturve në aktivitete të paligjshme. Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela në raportin e tij në kuvend ka bërë të ditur se krimet e kryera prej personave nën 18 vjeç u rritën me 41 %.
"Janë rregjistruar 704 procedime penale, ku përfshihen të miturit në konflikt me ligjin. Me një rritje prej 47.28 % janë regjistruar 744 të mitur në konflikt me ligjin si të pandehur ose persona nën hetim. Me një rritje prej 41.71 % të numrit të të pandehurve," deklaroi ai.
Nga ana tjetër duket se gjykatat janë treguar më tolerante duke mos i dënuar.
"Aplikimi i shmangies për mosdënimin e të miturve në konflikt me ligjin është rritur në masën 96.24% në krahasim me vitin 2020," tha ai.
Por të miturit nuk rrezikojnë përfshirjen me grupet kriminale, rritje është shënuar vitin e shkuar edhe dhuna ndaj tyre
"Sipas të dhënave statistikore evidentohet se viktima të mitur janë regjistruar në 612 procedime dhe 657 viktima nga të cilët 285 janë femra dhe 372 meshkuj, të cilëve u janë garantuar të gjitha të drejtat dhe garancitë procedurale," tha ai.
Për këtë çështje sociologët kërkojnë më shumë vëmendje ndaj të miturve dhe përfshirjen në aktivitete sociale.